Vettel s’mban më: Katastrofë,

Formula 1

Vettel s’mban më: Katastrofë,

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:00
Vettel s’mban më: Katastrofë, më mirë që s’ka tifozë!

Ferrari po vuan jashtëzakonisht shumë në këtë periudhë. Skuderia italiane nuk po merr rezultate, madje nuk arrin të mbyllë as garat. Vettel u skualifikua që në xhiron e 6 në Monza, pasi frenat nuk i punuar.

Leclerc nga krahu tjetër nuk arriti të mbyllte garën se doli jashtë piste.

Piloti gjerman ka vitin e tij të fundit me Ferrarin, por gjithsesi kritikat nuk munguan. “Ishte një makth, e prisja. Nuk e di se çfarë ndodhi, por ishte një makth për të gjithë skuadrën.

“Jemi në pozitat që duhet të bëjmë diçka të mbyllim sezonin mirë. Ka shumë punë dhe duhet të përqëndrohemi. Më pëlqen gjithmonë të luftoj për vendet e para, por ndonjëherë nuk e kemi ne në dorë. Nuk mund të flasim më për podiume, por të mos kemi probleme”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat