Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali

Formula 1

Djali i Schumacher ‘debuton’ në Formula 1, në një stërvitje të lirë në Itali

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:49
Ilustrim

Mick Schumacher pritet të debutojë në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë.

Duke qenë djali i legjendës së Ferrarit, Michael, nga ai priten gjëra të mëdha, ndërkohë që 21-vjeçari është duke garuar për titullin e Formula 2.

Sipas mediumit gjerman, RTL, ai do të bëjë një stërvitje të lirë në Mugello. Gara e kësaj fundjave shënon konkurrimin e 1.000-të të Ferrarit në Formula 1 dhe prezenca e një Schumacheri, padyshim se do të tërheqë interesim të madh.

Akoma nuk dihet se cilin bolid do ta drejtojë Mick, ndërsa ekipet e lidhura të Ferrarit, Haas dhe Alfa Romeo, janë opsione reale.

Ndërsa drejtimi i një Ferrari padyshim se do të ishte një deklaratë e madhe nga skuderia italiane që po kalon nëpër një krizë.

Madje, drejtori i ekipit, Mattia Binotto, tashmë ka folur për aftësitë e gjermanit dhe mundësitë e angazhimit te kokëkuqja në rast se zhvillohet në nivelin e duhur.

Shumëkush në Formula 1 shpreson që Mick të përsëritë suksesin e babait të tij, i cili mban rekordin e titujve në këtë sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat