Rossi optimist: Kjo është gara e duhur për të fituar

Formula 1

Rossi optimist: Kjo është gara e duhur për të fituar

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:27
Rossi optimist: Kjo është gara e duhur për të fituar

Pas rrëzimit që pati në garën e fundit në Barcelona, ku ishte duke dueluar për fitore, piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi, mendon se gara e radhës në pistën e Le Mansh, në Francë, mund të ketë një fund tjetër për të. 9 herë kampioni i botës është optimist për garën franceze, ku shprehet se synon fitoren.

“Rezultati në Barcelonë ishte zhgënjyes, një mëkat për mua. Por ana pozitive është se jemi të shpejtë dhe mund të duelojmë për podium apo fitore. Këtë gjë mund ta arrijmë këtë fundjavë në Francë. Le Mansh është një pistë që më pëlqen dhe ku zakonisht jam kompetitiv”, tha Valentino Rossi.

“Objektivi im në këtë garë është i njëjtë me atë të Barcelonës, të arrij podiumin.

Të shpresojmë që kushtet atmosferike të jenë konstante, në mënyrë që të përgatitemi si duhet për garën. E dua më shumë se kushdo një fitore këtë sezon, pasi kështu mund të jem ende në garë për titullin”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat