Në Goden mbahet gara e fundit e disiplinës malore

Formula 1

Në Goden mbahet gara e fundit e disiplinës malore

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 20:50
Në Goden mbahet gara e fundit e disiplinës malore

Kampionati i Kosovës në automobilizëm ka hyrë në fazën përfundimtare, madje në disiplinën malore, në këtë fundjavë mbahet gara e fundit për sivjet.

Auto Klubi HCR Gjakova është organizator i kësaj gare, e cila sidomos në disa klasa pritet të jetë interesante, për faktin se do ta përcaktojë edhe renditjen përfundimtare në plasmanin e përgjithshëm.

Të shtunën, prej orës 09:00-11:30 bëhet paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave, ndërsa më pas bëhet publikimi i listës startuese, në orën 12:15 mbyllja e shtegut për veturat civile, në mënyrë që në orën 13:00 të nisë vozitja e parë testuese.

Të dielën, paraqitja në garë bëhet në intervalin kohor 10:00-10:30, ndërsa pas procedurave të zakonshme, gara zyrtarisht nis në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat