Tragjike, 23-vjeçari humb jetën gjatë garave

Formula 1

Tragjike, 23-vjeçari humb jetën gjatë garave

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 21:10
Tragjike, 23-vjeçari humb jetën gjatë garave

Pista e Interlagos të garave “Superbike” ishte tragjike për Mateus Barbosa i cili ka humbur jetën pas humbjes së kontrollit të motorit të tij duke u përplasur me shtyllën tek barrierat jashtë piste.

Ishin të kota ndërhyrjet e mjekëve pasi 23-vjeçari nga Anapolis ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra.

Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maursio “Linguiça” Padulete dhe në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto.

Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Rozherio Munuera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat