Joan Mir është shpallur kampion i ri i botës në Moto Gp.
Kjo është hera e parë që piloti spanjoll arrin të fitojë titullin botëror.
Joan Mir gjithashtu është piloti i parë i Suzuki që nga viti 2000 që e përmbyll sezonin në vendin e parë.
Ka mjaftuar vendi i shtatë në Çmimin e Madh të Valencia, që Mir të sigurojë edhe matematikisht kampionin e sivjetëm.