Çudi në Brazil, një makinë e zakonshme “pushton” pistën e garave

Formula 1

Çudi në Brazil, një makinë e zakonshme “pushton” pistën e garave

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Çudi në Brazil, një makinë e zakonshme “pushton” pistën e garave

Rrallë ndodh që një makinë e zakonshme të hyjë në një pistë të Formula 1. Këtë herë një Mercedes Benz GLA ka vendosur të provojë pistën e Interlagos në Brazil dhe pilotëve u është dashur të ndalojnë deri në momentin që shoferi i Mercedesit të hapë rrugën.

Zotëria që drejtonte Mercedesin i hyri pistës në sensin e kundërt dhe u përpoq të hynte në bokse, pikërisht atëherë kur pilotët po dilnin në pistë.

Fatmirësisht gjithçka është zgjidhur në mënyrën e duhur dhe nuk ka pasur të dëmtuar. Në pistë organizohej një garë lokale.

Interlagos është një pistë me shumë probleme në këtë aspekt sepse ka disa shtigje të hapur në kufijtë me rrugët e zakonshme. Me siguri do merret masa, pasi nëse kjo ndodh në një garë të Formula 1, pasojat mund të jenë të rënda sepse shpejtësia është shumë më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat