Pilotja e garave në Gjermani, Sabine Shmitz ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Pasi shfaqi aftësitë e saj në pistë, Shmitz u quajt ‘Mbretëresha e Nurburgring’.
51-vjeçarja, e vetmja femër fituese në garën ‘24 Hours of Nürburgring’, zbuloi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me formë të rrallë të kanceri në vitin 2017.
Por pas tre vitesh “luftë” me sëmundjen e rëndë, ajo e ka humbur betejën.
Triumfi i parë i prezantueses së Top Gear në ‘24 Hours of Nürburgring’ erdhi në vitin 1996. Gjithashtu fitoi garën përsëri vitin e ardshëm.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga “Frikadelli Racing”, ekipi që ajo themeloi me bashkëshortin e saj Klaus Abbelen.
“Sabine Schmitz ndërroi jetë të martën pas luftës së guximshme me kancerin”- u tha në deklaratë. “Ajo ishte 51-vjeç. Klaus Abbelen, të afërmit dhe miqtë e saj janë thellësisht të trishtuar nga humbja e saj".