Alonso: Jam me fat

Formula 1

Alonso: Jam me fat

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:49
Alonso: Jam me fat

Formula 1 mirëpret këtë sezon pas dy vitesh mungesë 2 herë kampionin e botës, spanjollin Fernando Alonso. Ai do të garojë me makinën franceze Alpine (ish-Renault), me shpresën që të jetë sërish protagonist.

“E konsideroj veten të privilegjuar që jam sërish në pistë. Njoh mjaft pilotë të rinj dhe të talentuar që nuk kanë mundësi të provojnë një makinë të Formula 1 në karrierën e tyre”, tha Alonso.

“Jam me fat që vendosa të ndërrroj skuadër në momentin e duhur, të marr disa pushime në momentin e duhur dhe tani jam rikthyer. Gjithnjë kam patur mundësi të zgjedh fatin tim, ndaj jam sot këtu për t’u argëtuar”, tha spanjolli.

Duke folur për sezonin 2021, Alonso shton: “Lewis Hamilton është favorit edhe këtë vit. Ka dominuar këtë sport vitet e fundit, është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka treguar shenja dobësie. Edhe pse rregullat ndryshojnë pak këtë vit, Mercedes ka makinën më të mirë”.

“Natyrisht që në Formula 1 nuk ka asgjë të sigurt, pasi duhet fillimisht ta kalosh vijën e finish për të fituar. Të shohim se si do të eciën gjërat. Aksidenti me biçikletë? Do të vazhdoj ta përdor, ndoshta më larg rrugëve ku kalojnë makinat”, tha Alonso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat