Aksident i rëndë në Mugello

Formula 1

Aksident i rëndë në Mugello

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:46
Aksident i rëndë në Mugello

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite gjatë provave zyrtare të kategorisë Moto 3 që zhvillohen në Mugello (Itali). 19-vjeçari zviceran Jason Dupasquier është rrëzuar në pistë dhe më pas mbi të kanë kaluar motorët e dy kolegëve që ishin pas tij, që nuk kanë mundur ta evitojnë këtë kontakt.

Piloti i KTM humbi kontrollin e motorit në kthesën e nëntë dhe më pas, mbi të kaloi fillimisht japonezi Ayumu Sasaki (mbi fytyrë) dhe më pas spanjolli Jeremy Alocba (mbi këmbë), që u rrëzuan pas impaktit. Momente paniku pas këtij aksidenti, pasi komisarët e pistës valëvitën flamurin e kuq, duke ndalur provat zyrtare.

Menjëherë pilotit iu dha ndihma e shpejtë në pistë që më pas u transportua me helikopter në spital. Gjendja e tij duket e stabilizuar, por ato u dukën të vështira që në momentin e parë, teksa mezi reagonte.

Ende stafi mjekësor dhe skuadra nuk kanë dhënë një koment për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat