Wolff: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamiltonit

Formula 1

Wolff: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamiltonit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 10:57
Wolff: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamiltonit

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, pranon se këtë sezon makina gjermane dhe Lewis Hamilton do ta kenë të vështirë të triumfojnë në Formula 1. Red Bull dhe Max Verstappen po bëjnë një paraqitje të mirë, duke ndërlikuar mjaft planet e Mercedes.

“Të jem i sinqertë, ka shumë gjasa që Max ta mposhtë Lewis në garën për titull këtë sezon. Gjithsesi, Verstappen është ende i ri dhe bën më shumë gabime se Hamilton, që ka më shumë pjekuri në pistë”, tha Toto Wolff.

“Tashmë Max ndodhet në një pozitë që nuk ka qenë më parë, kryeson renditjen dhe garon për titull. Ndërsa Lewis ka qenë edhe më parë në të tilla pozita dhe kjo mund të na favorizojë. Gjithsesi, është fantastike kur ke dy pilotë të tillë që duelojnë për titull”, tha shefi i Mercedes.

Në fund, Wolff u shpreh edhe për rivalët e Red Bull: “Është e kotë që fshihen, ata këtë sezon janë për titull. Madje janë favoritë dhe ky është realiteti. Ata kanë paketën më të mirë dhe duhet të jenë në “pole” në çdo garë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat