Arjeta Rysha, nënë e 4 fëmijëve sot garoi në gara malore me meshkuj 

Formula 1

Arjeta Rysha, nënë e 4 fëmijëve sot garoi në gara malore me meshkuj 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:54
Arjeta dhe Sadat Rysha

Automobilizmi është prej sporteve më atraktive në Kosovë, por edhe më madhështore e bënë pjesëmarrja e grave dhe vajzave, që po tregojnë shkathtësitë e tyre, duke i sfiduar fuqishëm edhe meshkujt.

Sot u zhvillua gara në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm në Grashticë.

Arjeta Rysha, anëtare e klubit Ferizaj, nënë e 4 fëmijëve garoi në gara malore me meshkuj, duke arritur në vend të dytë, padyshim është rezultat spektakolar.  

Image

Arjeta Rysha tha se ishte një garë e fortë, gjithsesi edhe emocionale.

“Sa i përket garës së sotme në Grashticë, është një vlerësim i madh kur një nënë e 4 fëmijëve garon në gara malore me meshkuj.
Edhe pse koha ishte me shi dhe pista ishte mjaft e rrëshqitshme (rrezikshme) për fat të mirë arrita mirë deri tek caku (finish), me kohe 2.21 sec.

Presim rezultat më të mirë në garën e ardhshme që do të mbahet me 25-27 qershor në Kulla Cez”, tha Arjeta. Menaxheri dhe bashkëshorti i Arjetës, Sadati, ka fjalë miradije, duke thënë se rezultati është shumë i mirë. 

Image

“Unë si burri i Arjetës këtë rezultat e shoh si shumë të mirë dhe të suksesshëm, pasi që edhe kjo garë ishte shumë e vështirë dhe me reshje shiu, gjë që ishte me rrezik të madh por Arjeta ka guxim dhe ja doli”, thotë Sadat Rysha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat