Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet brenda korrikut

Formula 1

Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet brenda korrikut

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:46
Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet brenda korrikut

Mercedes dhe piloti britanik Lewis Hamilon janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje për të zgjatur kontratën edhe prë 2 sezone të tjera, lajm që konfirmohet nga “Daily Mail”.

“Uroj që kontrata e re me Lewis të jetë 2-vjeçare, pasi nuk dua që të kaloj Krishtlindje si ato të vjetshmet, pa një kontratë me pilotët”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet brenda korrikut, para se të nisin pushimet verore. Mësohet se nga kontrata e re, piloti 7 herë kampion bote në Formula 1 do të arkëtojë 30 milionë stërlina në sezon. Kjo është një shumë më e vogël krahasuar me vitet e fundit.

Zyrtarizmi i kontratës ka lidhje edhe me shokun e skuadrës që do të ketë Hamilton vitin tjetër. Ai ka kërkuar që të qëndrojë Valtteri Bottas, duke e cilësuar si shokun më të mirë të skuadrës që ka patur ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat