Rexhepi: Auto Klubi Ferizaj është gati për garën e madhe të automobilizmit 

Formula 1

Rexhepi: Auto Klubi Ferizaj është gati për garën e madhe të automobilizmit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:31
Arbër Rexhepi: Auto Klubi Ferizaj është gati për garën e madhe të automobilizmit 

Po bëhen përgatitjet e fundit për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, në etapën malore, e cila do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme në relacionin Brezovicë – Prevallë.

Kryetari i AutoKlubit Ferizaj, Arbër Rexhepi, tha se ecuria e përgatitjeve për kampionat po shkon sipas planeve dhe beson e shpreson se edhe kushte atmosferike do të janë të volitshme, që do të lejojnë zhvillimin e një gare të fortë ashtu si i ka hije këtij rajonit. 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, iu ka dhënë leje që të zhvillohet gara në rrugën rajonale R115 segmenti Brezovicë – Prevallë.

Image

Arbër Rexhepi

“Me 24 korrik mbahen ushtrimet zyrtare dhe kualifikuese nga ora 11.00 deri në 18.00. 

Me 25 korrik zhvillohet gara zyrtare nga ora 11.00 - 18.00.

Për dy ditë, nga ora 10.00 – 18.00, bllokohet rruga rajonale Brezovicë – Prevallë. 

Jemi gati për garën e madhe të automobilizmit ”, thotë Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Pranvera Xhaferi

Pilotja Pranvera Xhaferi, anëtare e AutoKlubit Ferizaj, kampione për vitin 2020 në Drag, shprehet se garat malore janë një emocion në vete për secilin garues dhe beson se në një garë me rivalitet të madh. Pranvera nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet që zhvillohet me 24-25 korrik, por do të jetë e pranishme në përkrahje të fuqishme të klubit. 

Pranvera, përveç që është një garuese e dalluar në nivel vendi, e tashmë po merr pjesë nëpër gara edhe në shtetet ballkanike, ajo është edhe anëtare aktive dhe kontribuese e Autoklubit Ferizaj. Pranvera nuk kursen asgjë nga vetja për sukseset e klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat