Panik para garës!

Formula 1

Panik para garës!

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:25
Panik para garës!

Pak ditë pasi deklaroi tërheqjen e tij nga sporti i Formula 1, piloti finlandez Kimi Raikkonen ka dalë pozitiv me Covid-19.

Për pasojë, ish-kampioni i botës nuk do të garojë nesër në garën e Çmimit të Madh të Holandës, që zhvillohet në pistën e Zandvoort.

Madje ai rrezikon të mos jetë edhe pas një javë në Monza. Vendin e tij në njëvendëshen Alfa Romeo Racing do ta zërë Robert Kubica, një veteran i Formula 1.

Sipas mediave holandeze, Raikkonen nuk ka asnjë simptomë, është në izolim dhe në formë të mirë. Ndërkohë, që skuadra Alfa Romeo është nën vëzhgim dhe i gjithë stafi ka kryer tamponin.

Ky lajm ka befasuar të gjithë, pasi Raikkonen ka qenë në kontakt me mjaft persona dhe testin anti-Covid e kanë kryer të gjithë pilotët dhe më pas kanë dalë në pistë për sesionin e tretë të provave të lira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat