Binotto: Ky sezon është i rëndësishëm për ne

Formula 1

Binotto: Ky sezon është i rëndësishëm për ne

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:19
Binotto: Ky sezon është i rëndësishëm për ne

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, ka folur në prag të garës së Rusisë për “kokëkuqen” që do të shohim në pistë sezonin tjetër. ai shprehet optimist për njëvendëshen që Ferrari do të paraqesë vitin 2022, sezon kur do të aplikohen rregullat e reja.

“Është një projekt kompleks, me shumë rregulla të reja për t’u aplikuar.

Ne poi  dedikojmë një vëmendje të madhe atij projekti, duke parë zhgënjimin e viteve të fundit.

Mund të them se në makinën e re nuk do të tolerohen më gabime”, tha Binotto.

“Projekti i ri po ecën mjaft mirë dhe makina e re është në fazë të avancuar, kemi një bazë solide.

Po merremi me gjeometrinë, telajon e brendshme dhe atë të jashtme si dhe me mjaft pjesë të tjera të rëndësishme. Duam të mbyllim diferencat që kemi më rivalët dhe ky sezon është i rëndësishëm për ne”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat