Kjo është gjendja e Schumacherit

Formula 1

Kjo është gjendja e Schumacherit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:22
Kjo është gjendja e Schumacherit

I biri i Michael Schumacher, Mick Schumacher është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit të rëndë që e pësoi gjatë garimit.

Ngasësi i Formula 1, Mick Schumacher e ka pësuar një aksident të tmerrshëm në kualifikimet e garët së shpërblimit të madh të Arabisë Saudite.

I biri i legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher e pati një përplasje të frikshme në një kthesë pasi e humbi kontrollin e makinës, njofton “CNN”.

Si rezultat i këtij aksidenti, 23 vjeçari përfundoi në spital deri në pistë u ngrit flamuri i kuq për t’u futur ekipi mjekësor, i cili e trajtoi ngasësin gjerman.

Por, fatmirësisht Schumacher junior kaloi pa lëndime të rënda, edhe pse e humbi garën në “Jeddah Corniche Circuit”.

Ai madje është paraqitur me një postim përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se është mirë me shëndet, ndërkohë që i ka falënderuar të gjithë ata që u përkujdesën për shëndetin e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, vetëm dua t’ju tregoj se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e ngrohta. Do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat