Shkeli limitet e pistës

Formula 1

Shkeli limitet e pistës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:37
Shkeli limitet e pistës

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, do ta nisë garën sprint që do të zhvillohet sot pasdite në pistën austriake të Spielberg nga vendi i 13-të. Ai u rendit i katërti në përfundim të propvave zyrtare, por pas disa orësh ka ardhur penalizimi.

Perez ka shkelur limitet e pistës, të lejuara gjatë provave zyrtare dhe, për pasojë, komisarët e garës kanë anulluar kohën e tij.

Ky incident ndodhi gjatë sesionit të dytë të provave zyrtare, ndaj ai nuk duhej të kualifikohej në sesionin e tretë.

Piloti ka humbur të gjitha pozicionet e fituara gjatë sesionit të tretë dhe do ta nisë garën sprint nga vendi i 13-të, pozicion që kishte para se të regjistrionte kohën e hequr. Perez është konsideruar fajtor për atë veprim në pistë dhe është penalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat