“Pole position” i Verstappenit në dyshim

Formula 1

“Pole position” i Verstappenit në dyshim

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:21
“Pole position” i Verstappenit në dyshim

“Pole position” milimetrik dhe plot dyshime për Max Verstappen në Suzuka. Kampioni në fuqi mposhti Charles Leclerc për vetëm dhjetë të mijëtat dhe Carlos Sainz për 57 të mijëtat, por piloti holandez është nën hetim për pengimin e Lando Norris në xhiron e fundit të nxemjes.

Sergio Perez regjistroi kohën e tretë më të mirë me 405 të mijëtat nga shoku i tij i skuadrës, ndërsa Esteban Ocon e rendit Alpine në pesëshen e parë. Koha e gjashtë dhe e shtatë më e mirë për George Russell dhe Lewis Hamilton.

Gjithsesi, kampioni i botës në fuqi duhet të presë vendimin e Kolegjit të Komisionerëve për të festuar “pole position”-in e tetëmbëdhjetë të karrierës së tij.

Vetëm dy njëvendëshet Ferrari arrijnë të qëndrojnë disi të “të ngjitura” pas lokomotivës holandeze. Në rast se merret vendim për penalizimin e Max, vija e parë e nisjes do të jetë e tëra e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat