Fernando Alonso mendon të pensionohet

Formula 1

Fernando Alonso mendon të pensionohet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:14
Fernando Alonso

E ardhmja e Fernando Alonso ende nuk është shkruar. Piloti i Aston Martin është gati të fillojë sezonin e tij të njëzet e një në Formula 1, megjithatë pika e fundit e karrierës së tij mund të jetë afër. Ndryshimi i rregullores i planifikuar për vitin 2026 dhe dominimi i imponuar deri më tani nga Red Bull do ta shtyjë kampionin asturian ta mbyll karrierën dhe të fokusohet në çdo sfidë tjetër.

"Më duhet të vendos nëse dua të vazhdoj garën. Tani ndihem mirë, por kalendari është kërkues. Në vitin 2026 do të ketë një rregullore të re, e cila mund të më tundojë ose jo, do të shohim. Do të pres disa gara për të vendosur”, shpjegoi ai në konferencën për shtyp.

Alonso i cili do të hapë sezonin e tij të shtunën me Çmimin e Madh të Bahreinit. në Lindjen e Mesme do të përfaqësojë gjithashtu një moment për të kontrolluar stabilitetin e makinës angleze.

"Bahraini është një vend i mirë për të garuar, ka gjithmonë aksion, është e mrekullueshme për të filluar sezonin. Niveli ynë? Ne jemi duke pritur për disa gara, qarku i Bahreinit ka karakteristika specifike, ne do të duhet të bëjmë Australinë, Arabinë dhe Japoninë së pari për të kuptuar hierarkitë e performancës së ekipit. Mendojmë se kemi bërë një hap të mirë përpara, gjërat në teste shkuan siç prisnim”, nënvizoi spanjolli.

“Në garat e para do të zbulojmë ritmin tonë. Unë shoh një qasje të ndryshme në ekip krahasuar me vitin e kaluar, një vit në të cilin mësuam shumë. Ishte një sezon i rëndësishëm, këtë vit po e fillojmë me një bazë të mirë", tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat