Leclerc optimist para garës arabe

Formula 1

Leclerc optimist para garës arabe

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:17
Charles Leclerc

Gara e parë e sezonit të ri në Formula 1 solli vetëm vendin e katërt për piloten e Ferrarit Charles Leclerc, i cili ndonëse u nis i dyti, nuk arriti të bëjë më mirë edhe për shkak të një problemi me sistemin e frenimit.

Megjithatë gara e Bahreinit është hedhur menjëherë pas, sepse këtë pasdite makinat e Formulës 1 do të zbresin në pistën e Xhedahut në Arabinë Saudite për sesionin e parë dhe të dytë të provave të lira, me të tretin dhe provat zyrtare të planifikuara për të premten dhe garën për të shtunën.

Piloti nga Monaco, i cili drejton njëvendëshen SF-24, është shfaqur mjaft optimist për një performancë edhe më të mirë në garën e dytë, teksa ka deklaruar se makina është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

“Makina duket se shkon edhe më mirë sesa e prisnim dhe jemi të kënaqur, megjithatë është ende herët për të bërë konkluzione, pasi është zhvilluar vetëm një garë. Nëse do të mbajmë këtë performancë, jam i bindur që këtë sezon do të jemi shumë më konkurrues, megjithatë dihet që Red Bull është një hap përpara të gjithëve. Problemi me sistemin e frenimit ishte diçka e izoluar, që nuk besoj se do të ndodhë sërish”, u shpreh piloti i Ferrarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat