Schumacher merr vendimin

Formula 1

Schumacher merr vendimin

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Schumacher merr vendimin

Pas fitores këtë vit të titullit kampion në kampionatin europian të Formula 3, piloti gjerman Mick Schumacher ka vendosur që të ngjitet në kategori dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Formula 2. Lajmin e ka konfirmuar makina italiane Prema racing, me të cilën piloti 19-vjeçar garon prej dy sezonesh.

Këtë vit, në Formula 3, piloti gjerman korri 8 fitore, 7 herë siguroi “pole position” dhe u ngjit në podium në 14 gara. Rezultate që e çuan te titulli kampion. Mick është djali i ish-pilotit Michael Schumacher, legjenda e Formula 1, me 7 tituj kampionë bote.

“Mezi pres të nis këtë aventurë të re sezonin tjetër në Formula 2. Ky është një hap natural, pasi nuk mund të garoja direkt në Formula 1. Sezoni i ardhshëm do të më mundësojë të rritem edhe më shumë profesionalisht dhe të kem më shumë përvojë. Unë e kasha marrë vendimin, për të garuar me Prema në Formula 2”, tha Mick Schumacher.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat