Rexhepi në Rusi, takohet edhe me Lordin Robertson

Formula 1

Rexhepi në Rusi, takohet edhe me Lordin Robertson

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 17:39
Rexhepi në Rusi, takohet edhe me Lordin Robertson

Një delegacion i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK) është duke qëndruar në Rusi, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilzimit, ndërsa theks i veçantë po i kushtohet sigurisë rrugore. Përveç shumë personaliteteve të njohura të autosportit, delegacioni i FASK-ut, i udhëhequr nga kryetari Ismet Rexhepi, është takuar edhe me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lordin George Robertson. Impakti i Lordit Robertson si drejtues i Fondacionit të FIA-s është i jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë rrugore.

Delegacioni i FASK-ut dhe AMCK (Auto Moto Club Kosova) u zotua se do të punojnë intensivisht në fushën e sigurisë rrugore në mënyrë që të vendoset si prioritet shtetëror. Rexhepi  është shprehur i kënaqur takimet e zhvilluara dhe me pritjen që i është bërë FASK-ut nga zyrtarët më të lartë të FIA-s dhe ata të Federatës ruse të auto sportit. “Kemi pasur shumë takime të frytshme me zyrtarë të lartë të auto sportit, por gjithsesi takimi me Lordin Robertson është i veçantë. Delegacioni ynë ka premtuar se do t’i kushtohet rëndësi e madhe sigurisë në rrugë, por është biseduar edhe për aspektin sportiv”, ka thënë Rexhepi. Në Shën Petersburg është bërë edhe shpallja e më të mirëve për vitin 2018 për të gjitha disiplinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat