Zidane te Juventusi, Allegri te Real Madridi

Futboll

Zidane te Juventusi, Allegri te Real Madridi

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është duke planifikuar të marrë drejtimin e Real Madridit për sezonin tjetër, me Zinedine Zidanen që pritet të zëvendësojë atë te Juventusi, ka thënë Luciano Moggi.

Këto thashetheme janë pjesë e futbollit prej kohësh, por që vazhdojnë të rriten së fundi.

Manchester United që shkarkoi Jose Mourinhon, ka shikuar mundësinë për të angazhuar francezin, por ky i fundit raportohet t’i ketë dhënë fjalën Juventusit, pjesë e të cilës skuadër ka qenë nga viti 1996-2001,

Në anën tjetër, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se një vit më parë ka refuzuar Real Madridin, duke thënë se ka ende punë të papërfunduar në Torino, duke aluduar në suksesin e munguar në Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane aktualisht është i papunë pas largimit nga Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat