Ja çka thotë Arbër Zeneli pasi që mori çmimin “lojtari më i mirë i Kosovës”

Futboll

Ja çka thotë Arbër Zeneli pasi që mori çmimin “lojtari më i mirë i Kosovës”

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:19
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli sot ka marrë çmimin si lojtari më i mirë i Kosovës në një mbrëmje që është organizuar në Emerald Hotel në Prishtinë

Arbër Zeneli deri me tani mbetet njëri prej golashënuesve më të mirë të Kosovës, më 6 gola derisa sonte në një ceremoni është shpallur lojtari më i mirë i Kosovës.

Ai ishte lojtari më efikas për Kosovën në Ligën e Kombeve, si dhe i pari që realizoi hat-trick për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale pas kësaj feste Arbëri është ndier shumë i nderuar derisa ka falëndëruar familjen e tij dhe të afërmit për këtë çmim.

“Çfarë mbrëmje! I zgjedhur si ‘lojtari më i mirë i vitit 2018’. Dëshiroj ti falënderoj familjen dhe shokët. Por, po ashtu edhe lojtarët e stafit në Kosovë dhe Heerenven. Pa ju kjo nuk do të ishte e mundshme”, ka shkruar ai në Instagram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat