Reagon Panucci, pas lajmeve se do ta braktisë Shipërinë për Romën

Futboll

Reagon Panucci, pas lajmeve se do ta braktisë Shipërinë për Romën

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Panucci

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, e ka mohuar kategorikisht lajmin e bërë publik paraditen e sotme në mediat italiane, ku thuhej se 45-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e Romës, për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, tekniku italian ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke respektuar kështu kontratën me FSHF-në.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat