Tragjedia e Milanos - Bota Sot
Tragjedia e Milanos

Futboll

Tragjedia e Milanos

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:12
Tragjedia e Milanos

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me episodet e dhunës të ndodhur para dhe pas ndeshjes në “San Siro” të luajtur mes Interit dhe Napolit.

Ka qenë një aksion i studiuar, një akt i paramenduar, siç ka thënë edhe vetë kuestori i Lombardisë, Marcello Cordona. Një bilanc që askush nuk mund të kishte imagjinuar: një i vdekur dhe katër të plagosur.

Por, siç ka bërë të ditur “Il Mattino”, janë zbuluar detaje të tjera që tregojnë momentet e tmerrit të përjetuar nga ata që kanë qenë aty.

Një dëshmitare, që ka zgjedhur të mbetet anonime, ka zbuluar me detaje atë që ka ndodhur.

Është bërë fjalë për një kurth të vërtetë. “Papritur kanë dalë nga të gjitha anët. Ishin rreth 60 persona, më pas u bënë 80, nëse jo 100. Një tifoz interist, që kishte një hanxhar në  dorë, ka thyer xhamin e përparmë të makinës. Donin të na masakronin”.

Më pas, një detaj që nuk duhet anashkaluar: “Mjetet me të cilët udhëtonin napolitanët shoqëroheshin nga një makinë policie, që është zhdukur sapo filloi rrëmuja…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...