Mbappe feston 2019-ën duke “zëvendësuar” Ronaldo-n

Futboll

Mbappe feston 2019-ën duke “zëvendësuar” Ronaldo-n

Më: 1 janar 2019 Në ora: 19:11
Kylian Mbappe

Është një nga talentet më të pastër të futbollit botëror dhe ka fituar Kupën e Botës me Francën pa mbushur akoma 20 vjeç. Natyrisht, po flasim për Kylian Mbappe, ylli i PSG-së. 

Sulmuesi ka zgjedhur një mënyrë interesante për t’i uruar ndjekësve të tij një 2019-të sa më të mirë në Instagram. Ai, në fakt, ka publikuar një fotografi të vjetër gjatë kohës që ishte akoma fëmijë dhe adhuronte imazhet e Cristiano Roanldo-s të varura në dhomën e tij.

Por CR7 është zhdukur tani dhe është zëvendësuar nga imazhe të vetë francezit. Një sfidë ndaj portugezit, apo thjesht ironi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat