Dejan Saviqeviqi e njeh mirë Prishtinën, ka një arsye që frikësohet!

Futboll

Dejan Saviqeviqi e njeh mirë Prishtinën, ka një arsye që frikësohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:36
Dejan Saviqeviqi e njeh mirë Prishtinën, ka një arsye që frikësohet!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviqi, ka një arsye të fortë që i frikësohet kombëtares së Kosovës.  Sepse ai e njeh mirë Prishtinën, pra atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për shpirtin luftarakë që kanë futbollistët shqiptar.

E para, Saviqeviqi, si futbollist kur ka qenë në petkun e Buduçnostit nga Podgorica, para 31 viteve, ka luajtur në stadiumin e Prishtinës, në një atmosferë brilante dhe kishte pësuar humbje me rezultat 4:0 nga Prishtina, në ndeshjen e javës së 14-të (me 15 nëntor të vitit 1987) të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Prandaj, ai e njeh mirë mentalitetin e Kosovës dhe e di se futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë në gjendje të vdesin në fushë për rezultat pozitiv, sidomos lojtari i 12-të i tyre janë tifozët “Dardanët”, kështu që me të drejtë ka frikë se Mali i Zi mund të mposhtesh në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe me 14 tetor në Prishtinë. “Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar.

Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve””, kështu ka thënë Saviqeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat