Nuk rinovon

Futboll

Nuk rinovon

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:41
Timo Werner

Timo Werner nuk ka aspak ndërmend të rinovojë kontratën me skuadrën e Leipzig, që i skadon në vitin 2020. Klubi, mund të vendosë ta shesë futbollistin që gjatë merkatos së janarit për të mos rrezikuar ta humbasë atë me parametër zero, pas një viti. Në ndjekje të sulmuesit të kombëtares gjermane janë vënë skuadrat italiane të Milanit dhe Juventusit, që kërkojnë përforcues për repartin e avancuar. Duke parë vështirësitë në sulm, kuqezinjtë duken më të vendosur për të arritur te Werner, për kartonin e të cilit, drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë rreth 60-70 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat