Zola: Chelsea nuk po krijon shanse shënimi

Futboll

Zola: Chelsea nuk po krijon shanse shënimi

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:33
Moratta

Gianfranco Zola thotë se Chelsea nuk është skuadra perfektë dhe nuk krijon raste të mjaftueshme për shënim, duke marrë parasysh posedimin e topit.

Zola është asistent i Maurizio Sarrit, dhe ka thënë se Chelsea nuk është duke luajtur mirë në kohët e fundit, pas barazimit pa gola të mërkurën ndaj Southamptonit.

“Problemi i madh që kemi është posedimi i madh i topit mirëpo nuk krijojmë shumë raste shënimi. Është pjesë e procesit, ne nuk jemi skuadra perfekte”, ka thënë italiani.

“Duhet të merremi më shumë me krijimin e më shumë shanseve për shënim”.

Chelsea aktualisht është në pozitën e katërt me 44 pikë, tri më shumë se Arsenali dhe katër me pak se Tottenhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat