Arsenal-Manchester United, derbi i raundit të katër në FA Cup

Futboll

Arsenal-Manchester United, derbi i raundit të katër në FA Cup

Më: 7 janar 2019 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Është tërhequr shorti në Angli për rrethin e katër të kupës FA

Arsenali-Manchester United është derbi i rrethit të katër të FA Cupës në Angli.

Arsenali do ta pres Manchesterin në Emirates Stadium në fund të këtij muaji, ku njëra nga skuadrat do të kërkojë kalimin në një raund me tepër.

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City do të këtë punë më skuadrën e Premier Ligës Burnley, ndërkaq Chelsea do ta pret në shtëpi fituesin e ndeshjes Sheffield Ëendsday-Luton, dy skuadra këto që do ta luajnë edhe një ndeshje pasi që u ndanë barazim në ndeshjen e parë.

Ndërkaq, skuadra tjetër e top katër, Tottenham do të këtë punë me Crystal Palace, po ashtu një skuadër tjetër nga Londra.

Ndërkaq, Liverpool u eliminua sonte nga kjo kupë nga Wolverhampton me rezultat 2-1. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat