Bomba e Batatinës: Kur të tjerët nuk besuan...

Futboll

Bomba e Batatinës: Kur të tjerët nuk besuan...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:24
Batatina dhe Alidema

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, nuk e ka edhe fortë problem për të rrezikuar në disa raste pavarësisht i del mirë apo jo. Batatina që me Llapin synon titullin e kampionit, ka hedhur një deklaratë si bombë për sulmuesin Festim Alidema. “Kur të tjerët nuk besuan unë besova dhe e sjella në skuadër, ndërsa tash ky do të jetë një yll i vërtet i futbollit.

E ardhmja e ti do të jetë në ndonjë skuadër “Evropiane”. Respekt për familjen Metush Alidema për besimin e dhënë që ta zhvillojë karrierën e Festim Alidemakt dhe unë ndihem krenar që arrita ta bëjë lojtar të kalibrit Evropian .

Tash kanë arritur “Tri” oferta serioze për Festimin... punë, profesionalizëm dhe karrierë futbollistike nëse doni Llapi është i hapur për të gjithë talentat në Kosovë”, shkruan Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat