Mos pranoni asnjë ofertë

Futboll

Mos pranoni asnjë ofertë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:27
Mauricio Pochettino

Ole Gunar Solskjaer ka arritur 5 fitore në po kaq takime në stolin e Manchester Uitedit, por drejtuesit e klubit anglez duket se sërish nuk janë bindur t’i besojnë një projekt afatgjatë teknikut norvegjez.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë si synim të marrin në “Old Trafford” trajnerin argjentinas të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, për të cilin janë gati të ofrojnë rreth 50 milionë paundë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bosit të Tottenhamit, Daniel Levy, i cili u ka theksuar drejtuesve të klubit, të refuzojnë çdo ofertë në drejtim të Pochettinos, pavarësisht shifrës që do të vijë në këmbim të kartonit.

Kujtojmë që nesër pasdite, Manchester United do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Tottenhamin në “Wembley” dhe drejtuesit e “djajve të kuq” kanë planifikuar edhe negociata me Spurs-at, për të “rrëmbyer Pochettinon.

Levy bindi trajnerin argjentinas të rinovojë kontratën në muajin maj, duke e zgjatur për 4 vitet e ardhshme, ndaj tashmë nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, qoftë edhe në këmbim të 50 milionë paundëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat