Manchester Unitedi befason me trajnerin e ri – nuk është Pochettino

Futboll

Manchester Unitedi befason me trajnerin e ri – nuk është Pochettino

Më: 12 janar 2019 Në ora: 23:34
Mauricio Pochettino

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate thuhet se është përzgjedhur nga Manchester United për tu bërë trajner i klubit nga Old Trafford.

Sipas mediumit The Telegraph, Djajtë e Kuq kanë një listë rezervë të kandidatëve për trajnerin e ri të ekipit.

Drejtuesit e klubit kanë frikë se zgjedhja e parë Mauricio Pochettino do të qëndrojë në Tottenham dhe kështu po shikojnë mundësi tjera.

Sipas tyre, menaxheri i Anglisë, Southgate është i duhuri për të marr drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Southgate vazhdoi kontratën me Anglinë në tetor dhe kjo kontratë do ta shohë atë të udhëheqë Tre Luanët deri në Kupën e Botës në Katar në viti 2022.

Gjithashtu thuhet se menaxheri 48-vjeçar i Anglisë është i angazhuar për ekipin kombëtar dhe po kalon kohë të mira aty.

Prandaj, nuk është e sigurt që Southgate do të konsideronte ofertën e Unitedit, duke shpresuar që puna më prestigjioze në futbollin anglez do të jetë në dispozicion përsëri në të ardhmen.

Menaxheri i Tre Luanëve ka qenë jashtë trajnimit të skuadrave që nga viti 2009, kur u shkarkua nga Middlesbrough pas tre vitesh si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat