Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, me skuadrën e Hibernianit me shumë lehtësi u kualifikuan në të tetën e finales së Kupës së Skocisë në futboll. Hiberniani e mposhti me rezultat 4:0 ekipin e një rangut më të ultë, Elgin City.
Kamberi e hapi serinë e golave në minutën e 21-të, për të vazhduar Horgan (25’ e 53’) dhe Mallan (45’-nga penalltia). Kamberri luajti deri në minutën e 68-të dhe u zëvendësua nga Shaw. Synimi i skuadrës së Kamberit është që të kualifikohen në finalen e madhe.