Sa shumë kanë ndryshuar vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, që një Jugosllavi ishte në telashe me ta

Futboll

Sa shumë kanë ndryshuar vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, që një Jugosllavi ishte në telashe me ta

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:55
Në foto Bekim Muriqi, Fadil Muriqi dhe Xhevdet Muriqi

Është interesant fakti, se aq shumë flitet për gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina edhe në këtë periudhë të vitit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite,  gjeneratat e vjetra shumë herë thonë, se nuk lind gjeneratë si KF Prishtina e periudhës 1983-88, pesë vite rresht në Ligën e Parë Federative të Ish Jugosllavisë dhe një herë gjysmëfinalist (1988). Flasin për të ndjerin, legjendën Fadil Vokrrin, vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, Skënder Shengyli,Rifat Mehinoviqi, Rade Zallad,  Shefqet Sinani, Kujtim Shala,  Mensur Nexhipi, Ramadan Cimili, Gani Llapashtica, Neshet Zhavelin, Rafet Prekazin, të ndjerët Favzi Rama e Faton Domi, pastaj Edmond Rogova, Agim Cana, Sahit Kelmendi, Shukri Paçarada, Abdyl Bellopoja, Arbnor Morina, Isa Sadriu, etj.  

Image

Fadili e Xhevdeti si futbollist

Është interesant se vëllezërit Muriqi kanë ndryshuar shumë, sidomos Xhevdeti! Fadili ka ndryshuar por jo aq shumë! Fadili siç dihet jeton në Australi e Xhevdeti në Gjermani, dy emra që gjithmonë mbeten në zemrën e tifozërisë shqiptare. Vëllezërit Muriqi ishin prej më të mirëve, sa shumë klube ish jugosllave kanë pasur telashe për t'i ndalë në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat