Reshurat e dendura të shiut bënë që loja të ndërpritet

Futboll

Reshurat e dendura të shiut bënë që loja të ndërpritet

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:44
Reshurat e dendura të shiut bënë që loja të ndërpritet

Shkëndija zhvillon vetëm 37 minuta lojë të ndeshjes kontrolluese me Grasshopperin e Zvicrës. Të reshurat e dendura të shiut bënë që loja të ndërpritet kur kuqezinjtë avansonin 2:0. Kushtet e këqija atmosferike përfundimisht sollën ndërprerjen e takimit.

Sa u takon minutave të zhvilluar Shkëndija imponoi dominim në lojë dhe rezultat. Kuqezinjtë sollën start të zjartë duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 21 sekondave lojë. Nafiu dhe Mici zhvillojnë aksion të shpejtë, ndërsa para portës nën presionin e Samir Fazli mbrojtësi kundështar Diani shënon autogol për epërsi 1:0. Zviceranët panë veten në disavantazh thuajse ende pa filluar ndeshja dhe shpejt kërkuan të reagojnë duke lënë shumë hapsira në mbrojtje.

Këtë gjë e shfrytëzuan futbollistët tanë që në minutën e 19-të sjellin kundërsulm me Nafiun, ndërsa pas një lëvizje të bukur në zonë Izair Emini shënon për 2:0. Shkëndija vazhdoi të dominojë dhe humbi disa raste shënimi, ndërsa të reshurat e shiut ishin gjithnjë e më intensive duke bërë që në minutën e 37-të arbitri i takimit të ndërpresë takimin pasi nuk kishte kushte për lojë.

SHKËNDIJA – GRASSHOPPER 2:0 ndërprerje min. e 37′
Maxx Royal Sport Center, Belek
Golashënues: Diani a.g. 1′, Emini 19′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici, Totre, Alimi (c), Shefiti, Emini, Nafiu, Fazli.
Trajner: Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat