Ja 10 blerjet më emocionuese të Barcelonës

Futboll

Ja 10 blerjet më emocionuese të Barcelonës

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:18
Neymar në mes

Barcelona njihet prej kohësh si klubi që fokusohet fort te talentet që vijnë përmes akademisë së saj të famshme “La Masia”, por jo vetëm. Disa nga lojtarët më të mëdhenj të katalanasve kanë dalë nga ekipi i të rinjve, si Leo Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Carles Puyol. Megjithatë, në vitet e fundit, kjo filozofi ka ndryshuar disi, me një numër të madh nënshkrimesh me para, që vijnë nga klube të tjera spanjolle, ose nga e gjithë bota. 

Më i fundit që bashkohet me listën e nënshkrimeve të “importit”, pavarësisht nga mosha e tij e re, është Frenkie de Jong. Ai vjen nga Ajax dhe do të zbarkojë në “Camp Nou” në verë, pasi dy klubet ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 86 milionë euro. Këtu më poshtë është një vështrim mbi dhjetë yjet e rangut më të lartë, që e bindën Barcelonën të shpenzojë shumë për ta: 

Frenkie de Jong Nënshkrimi i fundit i madh për klubin katalanas. Ai do të paraqitet në “Camp Nou” verën e këtij viti, si gur themeli i mesfushës për të ardhmen. Holandezi kushtoi 75 milionë euro, të cilat mund të rriten edhe me 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Ai kishte oferta nga gjysma e Europës, duke përfshirë një të tillë shumë fitimprurëse nga PSG, por vendosi të luajë së bashku me Lionel Messin, në një stil më të njohur të futbollit, të cilin e ka praktikuar tek Ajax dhe në ekipin kombëtar holandez. 

Phillipe Coutinho 
Braziliani u prit me entuziasëm nga mbështetësit azulgranë si pjesë e planit për të zëvendësuar Neymar dhe për të kompensuar rënien dhe largimin pasues të Andres Iniesta. Klubi pagoi 120 milionë euro për ish-lojtarin e Liverpool, një vit më pare, por braziliani nuk ka gjetur ende një rol të përcaktuar, duke mos dhënë më të mirën te Barcelona. Në grupin katalanas, ai duket i humbur dhe o vuan thatësirën në të shënuar. Për momentin, blerja, më e shtrenjtë, e bërë ndonjëherë nga klubi katalanas, nuk po i përmbush pritshmëritë ndaj tij. 

Ousmane Dembele 
Ishte hapi i parë, që Barcelona ndërmori në merkato për të mbushur boshllëkun e lënë nga Neymar. Talenti francez u mor nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro. Kjo ishte një pagesë, që dukej e tepruar për një lojtar, i cili ishte aq i ri dhe pësoi dy lëndime të rënda të muskujve në sezonin e tij të pare në “Camp Nou”. Megjithatë, viti i tij i dytë ka qenë më i mirë. Dembele është golashënuesi i tretë i ekipit për këtë sezon, pas Messit dhe Luis Suarez. 

Neymar Jr
Nënshkrimi me Neymar ishte ai, që u pëlqye më shumë nga tifozët e Barcelonës. Në vitin 2013, ai u ndoq nga e gjithë elita e Europës, por ishte klubi katalanas, që e fitoi garën për nënshkrimin e tij. Shpërthimi përfundimtar ka ndodhur në sezonin e tij të dytë në “Camp Nou”, si pjesë themelore e tridentit të famshëm “MSN”. Sidoqoftë, ylli brazilian vendosi të pranojë multimilionët e PSG-së, për t'u bërë futbollisti më i shtrenjtë ndonjëherë. 

Luis Suarez 
Pas dy përvojave të pakënaqshme me Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto'o, më në fund Messi gjeti partnerin e përsosur në sulm. Ky ishte Luis Suarez. Uruguajani u përjashtua për pak kohë, ngaqë FIFA e dënoi për kafshimin që i bëri Giorgio Chiellinit në Kupën e Botës së Brazilit. Si rezultat i kësaj, ai nuk mundi ta bënte debutimin e tij në Barcelonë deri në fund të tetorit. Sidoqoftë, në vijim të sezonit të parë ishte vendimtar, sa ka qenë deri më tani për Blaugrana-t. Ai mbetet një lojtar kyç, edhe pse në moshën 32-vjeçare. Nënshkrimi i tij përshëndetet ende me emocion te katalanasit, shkruan telesport.

Cesc Fabregas 
Nënshkrimi i tij mbylli një rreth të njeriut që u rrit në Premier League dhe u kthye në shtëpi për të luajtur me bashkëkohësit, Messi e Gerard Pique, nën drejtimin e Pep Guardiolës. Çdo gjë dukej e përsosur dhe dukej një lëvizje ëndrrash, por pritshmëritë nuk u përmbushën kurrë. Ai ka punuar shumë më mirë si një “playmaker” sesa një mesfushor i vërtetë. Numrat ishin të mirë, por nuk ishte kurrë i padiskutueshëm dhe një titullar fiks, ndaj u kthye në Angli në vitin 2014. 

David Villa 
Para se të lejonte Ibrahimovic të bashkohej me Milanin, zgjedhjet katapultuan Sandro Rosell në presidencën e klubit. Me atë rast, Barcelona bleu sulmuesin kryesor spanjoll, David Villa. Me ardhjen nga Valencia, ai u ingranua mjaft mirë në skuadrën katalanase. Aty është vlerësuar gjithmonë për punën e bërë, me kulmin e fuqive në vitet 2010 dhe 2011. Shënoi dy herë në fitoren 5-0 ndaj Real Madridit dhe e mbylli me finalen e Ligës së Kampionëve, në “Wembley”. Muaj më vonë, një këmbë e thyer e ktheu mbrapa dhe nuk ishte i njëjtë, ndaj u largua. 

Zlatan Ibrahimoviç
“Camp Nou” u mbush plot për të mirëpritur yllin suedez, madje pati edhe një pushtim të fushës, për ta takuar atë në vitin 2009. Suedezi kishte spikatur si goleador tek Ajax, Juventus dhe Interi, ndaj pati pritshmëri të mëdha karshi tij te Barcelona. Ai iu premtoi tifozëve katalanas se do ta harronin Eto'o, i ndoqi rrugën tjetër për te zikaltrit, si pjesë e marrëveshjes. Cilësitë e Ibrës nuk ishin kurrë në dyshim, megjithatë, problem rezultoi kuptimi i tij me Messin. Për këtë arsye, ai u bashkua me Milanin vitin e ardhshëm. 

Dani Alves 
Brazili pati një kohë të pabesueshme në Barcelonë, gjatë viteve të tij, duke qenë “pronar” i rolit si mbrojtës i djathtë. U prit me emocione në vitin 2008, duke qenë se ishte i afërt me Real Madridin dhe Chelsean. Gëzoi një marrëdhënie të mirë me Messin dhe ishte shtyllë e Barcelonës nën drejtimin e Guardiolës, Tito Vilanovës, Tata Martinos dhe Luis Enrique. Përveç Messit, ai është i huaji me më shumë paraqitje në historinë e klubit katalanas. 

Thierry Henry 
Francezi, një kampion botëror dhe europian, kaloi disa sezone në radhët e Barcelonës, ku më të mirën e shpalosi gjatë fitores përfundimtare të Ligës së Kampionëve, në vitin 2006. Një shënues i pangopur, pas disa vitesh dominimi në Angli si golashënues, vendosi t’iu bashkohej gjigantëve të La Liga-s. Tifozët ishin të ngazëllyer nga ardhja e tij dhe e mbushën stadiumin në prezantimin e vitit 2007, pasi Joan Laporta arriti marrëveshjen me francezin. Henry luajti për Blaugrana-t tri vite dhe më i miri i tij ishte pa dyshim sezoni i dytë, pasi ishte i dobishëm në fitimin e tripletës së vitit 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat