Jevtiq: Jam rritur me Xhakën e Shaqirin, kurr nuk kemi pasur probleme

Futboll

Jevtiq: Jam rritur me Xhakën e Shaqirin, kurr nuk kemi pasur probleme

Nga: F. B. Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:44
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Darko Jevtiq

Futbollisti serb Darko Jevtiq i lindur edhe rritur  në Zvicër në një intervistë për “Kurir” ka përshkruar kohën dhe shoqërimin e tij me futbollistët e njohur shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë kohës  kur ishin së bashku pjesë e Bazelit.

"Kam luajtur me Xhakën dhe Shaqirin që nga kategoritë e reja në Bazel, me të dytë kemi pasur raporte normale. Tash ajo që bëhet nëpër media dhe ato provokimet nuk I kam të qarta. Nuk mund të kuptoj. Me Granitin kemi qenë së bashku edhe në shkollë, kemi stërvitur bashkë. Por ka kohë që nuk jemi dëgjuar", ka thënë Jevtiq…

Sipas tij ndërmjet atij si serb i Zvicrës dhe Xhakës si shqiptar i Zvicrës asnjëherë nuk ka pasur problem. Gjithmonë kemi respektuar njëri tjetrin.

“Kemi luajtur bashkë, jemi shoqëruar dhe stërvitur çdo ditë. Kemi fol në gjuhën gjermane. Graniti nuk di serbisht, ndërsa baba I tij sikurse edhe baba i Xherdanit flasin serbisht. Kurrë nuk kemi pasur problem apo ndonjë provokim në bazë politike. Ne jemi rritur me klubin, jemi sportistë” ka thënë ai duke shtuar se – "tash nuk e di pse sillen ashtu, ata po duan të bëhen hero gjë që për mua është e pakuptimtë. Ne jemi sportistë dhe nuk duhet të merremi me politikë ka thënë Jevtiq që tash luan në kampionatin polak te skuadra Leh".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat