Gjenerata e fundit që u bë kampione vjeshtore pa kërcitur lufta në Kosovë

Futboll

Gjenerata e fundit që u bë kampione vjeshtore pa kërcitur lufta në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Gjenerata e fundit që u bë kampione vjeshtore pa kërcitur lufta në Kosovë

Vjeshta e vitit 1997 ishte edhe fundi i Kampionatit të Kosovës në futboll, nëpër fusha të improvizuara. Besa nga Peja ka qenë kampione vjeshtore, kurse stinori pranveror nuk nisi fare, për shkak që kërciti lufta në Kosovë! Pas 12 qershorit të vitit 1999 klubet e  futbollit dhe të gjitha sportet, po ashtu gjithë populli shqiptar kthehen në vendet e tyre, pasi që pushtuesi serb largohet nga Kosova, duke iu falënderuar UÇK-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Një fotografi e vitit 1997, ku janë futbollistët e Besës: Këta ishin futbollist e Besës: Trajneri (i nderi) Shahin Haxhislami, Arbër Grabovci, Osman Shala, Valdet Shoshi, Ekrem Veseli, Nexhat Sadria dhe Ismet Ahmeti. Ulur: Eroll Krasniqi, Jeton Shehu, Sadik Muhaxheri, Jeton Osmanaj, Burim Domniku dhe Jeton Çubreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat