Inter në rënie të lirë, e pëson edhe nga Bologna

Futboll

Inter në rënie të lirë, e pëson edhe nga Bologna

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:10
Luciano Spalletti

Inter ka prekur fundin. Pas barazimit ndaj Sassuolo-s, humbjen me Torinon dhe Lazio-n në kupë, tani ka ardhur disfata e radhës.

Zikaltrit janë mposhtur 1-0 nga Bologna e vendit të 18-të në San Siro dhe tani Luciano Spalletti rrezikon seriozisht vendin e punës.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga vendasit, sidomos nga sulmuesit të cilët kanë harruar të bëjnë detyrën e tyre prej disa ndeshjeve tashmë.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Santander në minutën e 32-të. Inter ka luajtur thuajse gjatë gjithë ndeshjes në gjysmëfushën kundërshtare, por pa arritur të depërtojë në zonën e vizitorëve.

Inter mbetet në vend të tretë dhe fatmirësisht kishte krijuar një avantazh të rëndësishëm, por me një fitore të Milan në ndeshjen e radhës, zikatrit nuk do të jenë edhe aq të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat