Telashe për Liverpoolin, mbrojtësi Joe Gomez do të operohet

Futboll

Telashe për Liverpoolin, mbrojtësi Joe Gomez do të operohet

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Joe Gomez

Qendërmbrojtësi anglez rrezikon të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të stinorit.

Liverpooli ka marrë një lajm të keq nga mjekët e skuadrës, pasi mbrojtësi Joe Gomez, pritet të operohet për të sanuar lëndimin në këmbën e tij të thyer.

21-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të shkuar, pasi ishte lënduar ndaj Burlneyt. Fillimisht “The Reds”, kanë pritur që Gomez të mungonte për gjashtë javë, por tani situata e lojtarit duket më e komplikuar.

Gomez pritet të operohet sot dhe më pas klubi do të jap një komunikatë ku edhe do të tregojë kohën se sa ai do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat