Sancho shkruan historinë në Bundesliga

Futboll

Sancho shkruan historinë në Bundesliga

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 06:32
Sancho

Talenti anglez, Jadon Sancho ka bërë historinë në Bundesliga me golin e tij të fundit të shënuar për Borussia Dortmund .

Sancho erdhi pa shumë bujë nga Manchester City, por shpejt u bë e qartë se do të ishte e pamundur të injoroheshin potencialet e të riut.

Ai është bërë titullar i rregullt që nga shpërthimi në skenë dhe aktualisht është yll i skuadrës së Lucien Favre.

Ky gol ka bërë që talenti anglez të hyjë në historinë e kampionatit gjerman, Bundesligas.

Në moshën 18 vjeçare, anglezi është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë tetë gola në kampionatin elitar gjerman.

Goli i parë i anglezit erdhi në fundin e sezonit të kaluar 2017-18, ndërsa shtatë tjerët kanë ardhur në këtë sezon.

Ai tani ka shtatë gola në Bundesliga, ndërsa ka asistuar edhe plot nëntë herë deri më tani këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat