Ballkani në gjysmëfinale

Futboll

Ballkani në gjysmëfinale

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Ballkani në gjysmëfinale

Skuadra e Ballkanit nga Theranda është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Therandasit me shumë mund siguruan kualifikimin, duke shënuar fitore me rezultat 1:0 pas 120 minutave në duel me Kikën nga Hogoshti, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Gjilan. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola, por pas vazhdimeve Ballkani fitoi me golin e Edin Maksutaj në minutën e 114-të. Kika ishte si vendase dhe bëri lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre, kurse therandasit shënojnë një sukses të madh me  kualifikimin më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat