Futbollisti Egzon Gashi është anëtar i ri i nënkampionit vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës, Besës nga Peja. Faqja e klubit pejan konfirmon se janë marrë vesh me Gashin dhe e vlerësojnë si përforcim të madh. Besa është në vend të dytë me 35 pikë, ka tri me pak se Vushtrria.
Besa synon rikthimin në elitën e futbollit. Kolektiv që është përforcuar edhe me Robert Gjerajn para pak ditëve dhe me disa lojtarë tjerë, duke shtuar gjasat reale për të luftuar për kreun e tabelës.