Vitet që gjithmonë do të kujtohen, vitet e 90-ta, vitet e sakrificës dhe rezistencës ndaj pushtuesit serb. Sportistët e Kosovës dhanë gjithçka, jo vetëm sportistët por tërë populli shqiptar për të mbajtur gjallë çdo sferë dhe ia dolën me sukses të madh.
Një foto e rrallë, Presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, së bashku me të ndjerin Xhemajl Mustafa, kur priten sportistët përkatësisht futbollistët, si portierin Ekrem veselin, futbollisti Elvis Osmani, Selajdin Jerliu etj.