Duka zbërthen dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut

Futboll

Duka zbërthen dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Duka zbërthen dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut

Armand Duka javën që lamë pas është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA dhe daljet e tij në media janë disi më të shpeshta.

Pyetja që “mundon” më së shumti opionin sportiv të vendit është sa ndikon kjo zgjedhje e tij në një lehtësim të dënimit të Skënderbeut.

Në një intervistë të kreut të FSHF-së për “A2 News”, ai është përpjekur të sqarojë disi çështja e e Skënderbeut, duke u shprehur:

“Dënimi i Skënderbeut nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, është i paprecedentë. Nuk do të isha dakord me një dënim të tillë, pasi po ta zbërthesh tamam, është i përjetshëm. Mendoi së është rasti më i keq dhe është bërë për t’u marrë shembull”.

Ndërsa për shanset që Kombëtarja ka për një pjesëmarrje në “Euro 2020”, Duka nuk trembet duke thënë se përfaqësuesja ka shanset e veta. “Franca është kampione e botës dhe është në formë, por mes Turqisë, Moldavisë, Islandës dhe Shqipërisë nuk ka diferenca. Kualifikimi nuk është një mision i lehtë, por do ta tentojmë.

Objektiv kemi të fitojmë çdo ndeshje. Por në futboll nuk arrihet gjithmonë ajo që ke vendosur si objektiv. Grupi që bëjmë pjesë është i balancuar dhe i kam thënë Panuçit që kush llogarit 6 pikë me Andorën i ka të humbura”, ka përfunduar kreu i FSHF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat