Sermaxhaj: Frikë jo Feronikelit...

Futboll

Sermaxhaj: Frikë jo Feronikelit...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Sermaxhaj: Frikë jo Feronikelit...

Kryetrajneri i Ballkanit nga Theranda, Sami Sermaxhaj, tha se do të orvaten që të përgatiten sa më mirë kundër Feronikelit nga Drenasit, në ndeshjen e vlefshme të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa sipas tij, fokusin e ka në kampionat. 

“Fokusimin e kemi qind për qind për pikë. Kemi kohën e mjaftueshme me u përgatitë për Feronikelin, ndërsa shorti ka qenë që ndeshemi me ekipin me të fortë nga këto katër ekipe sa kemi mbetur për Kupë.

Mirëpo, këtë sezon mendoj që jemi më të fortë se sa në sezonin tjetër. Frikë jo Feronikelit por nuk ia kemi asnjë ekipit që garon në këtë ligë. Shpresoj edhe aty do të dalim me sukses”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare "Bota sot".

“Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 prill, derisa ndeshjet e kthimit do të luhen më 1 maj”, bëhet e ditur nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat