Unai Emery gjen zëvendësuesin e Mesut Ozil

Futboll

Unai Emery gjen zëvendësuesin e Mesut Ozil

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 00:07
Mesut Ozil

Duket se Unai Emery dhe Mesut Ozil nuk e kanë ndërmend të përmirësojnë raportet e tyre.

Përkundrazi, së fundmi raportohet se trajneri i Arsenal ka gjetur zëvendësuesin e ish reprezentuesit të Gjermanisë.

‘Calciomercato’ raporton se anëtari i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, shihet si zëvendësuesi i Ozil.

Emery thuhet ta ketë pikasur lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por e kishte të pamundur të kryente transferimin e tij.

Havertz ka shënuar 11 gola këtë sezon me Leverkusen. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat